Maqedoni – Vazhdojnë të merren masa kundër gripit të derrave

Sipas autoriteteve lokale deri tani nuk ka prekur asnjë njeri dhe asnjë kafshë. Që prej ditës së hënë në aeroporte dhe në pika të tjera kufitare po mbikëqyren ata persona që vijnë nga rajonet e prekura nga virusi, konkretisht nga SHBA dhe Amerika e Jugut. “Në Maqedoni nuk ka raste të gripit të derrave as tek derrat e as tek njerëzit. Por duhet të parandalojmë hyrjen e virusit nga jashtë, kryesisht duke kontrolluar njerëzit që vijnë nga vëndet e prekura”, ka deklaruar Jovana Kostovska, nga Komisioni për sëmundje infektive.

Advertisement