Komisariati Special RENEA përfundon Trajnimin mbi Vëzhgimin

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Artan Didi, ishte sot i pranishëm në ceremoninë e ndarjes së certifikatave për punonjësit e Komisariatit Special RENEA, të cilët përfunduan me sukses Trajnimin mbi Vëzhgimin, realizuar me mbështetjen e OSBE-së.

Në këtë ceremoni ishte i pranishëm dhe Kreu i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri Ambasadori Rauning. Z. Didi evidentoi rëndësinë e këtij programi trajnimi për Policinë e Shtetit dhe ndihmesën e çmuar të këtyre trajnimeve në suksesin e operacioneve të Policisë Shqiptare dhe të RENEA-s, sidomos në zonën e Lazaratit e të Dukagjinit. Didi theksoi se ekspertizat e kryera nga këto ekspertë dhe këto programe trajnimi janë ndër nivelet më të larta profesionale që i janë ofruar policisë shqiptare, pasi ekspertët që vijnë nga OSBE-ja janë ndër ekspertët më të mirë të fushave përkatëse. Ndërkohë Ambasadori Rauning evidentoi progresin e Policisë së Shtetit në luftën kundër krimit të organizuar dhe trafikut të narkotikëve, rëndësinë e forcave RENEA në sfidat me të cilat përballet Shqipëria, si dhe vuri në dukje rëndësinë e këtij trajninimi për këto forca për përmbushjen me efikaseitet e siguri të plotë të detyrave. Po ashtu garantoi mbështetjen e Prezencës së OSBE-së për Policinë e Shtetit në luftën kundër të gjtiha formave të krimit. Pas ndarjes së certifikatave të pranishmit në këtë ceremoni ndoqën një demonstrim të kapaciteteve dhe aftësive taktike të forcave RENEA.

Advertisement