Kledi Kadiu, “Personaliteti evropian i vitit”

Balerini shqiptar Kledi Kadiu ka marrë titullin “Personaliteti Europian i vitit” për baletin, me rastin e edicionit të 44-të të Ditës Evropiane.

Çmimet janë ndarë në selinë e Bashkisë së Romës, në prani të autoriteteve politike dhe të shumë eksponentëve të kulturës e artit. “Jam i lumtur dhe krenar për këtë vlerësim, është një kënaqësi e madhe për vendin tim, Shqipërinë, për Italinë dhe posaçërisht për vallëzimin. Një art që bashkon njerëzit, si dhe gjeneratën e re. Vallëzimi është edukim, disiplinë, forcë e karakterit dhe aspiratë. Kjo është një nderim që shpërblen karrierën dhe përvojën time, në teatër, televizion dhe angazhim social, si dëshmi e iniciativave të lidhura me fëmijët, për shembull ajo e Unicef”, – ka thënë Kadiu. Ndërkaq, këtë titull në fushat e tjera e kanë marrë artistët Patty Bravo (muzikë), Gianni Rivera (sport), Lando Buzzanca (teatër/televizion), etj.

Advertisement