Komisioni për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik nisi procedurat për zgjedhjen e kryetarit të Këshillit Drejtues të RTSH-së.
Nënkryetari i komisionit, z. Peza i ka bërë sërish thirrje opozitës të rikthehet në Kuvend, për të përmbushë detyrimet e saj. “Sot hapim procedurat për kreun e bordit të Këshillit Drejtues të RTSH-së. Në garë kanë mbetur 6 kandidatë, pasi 3 janë dorëhequr. Në garë janë: Kristaq Traja, Blerim Kola, Andi Kanaj, Basir Çollaku, Adrian Thano dhe Artan Mullaj”, tha Peza. Këshilli Drejtues i RTSH-së përbëhet nga kryetari dhe nga 10 anëtarë, të cilët zgjidhen nga Kuvendi për një periudhë 5-vjeçare, me të drejtë rizgjedhje vetëm një herë. Në këtë post drejtues të RTSH-së zgjidhet kandidati që merr më shumë se gjysmën e votave të deputetëve të Kuvendit. Anëtari i njëmbëdhjetë, njëkohësisht kryetar i KD-së, zgjidhet jo më vonë se 10 ditë pasi të ketë përfunduar procedura e zgjedhjes së anëtarëve të Këshillit.