Fansat e Beyoncé kanë të paktën dy arsye për t’a konsideruar 12 dhjetorin një ditë speciale. Një vit më parë ajo publikoi albumin e famshëm pa asnjë lajmërim dhe këtë vit një dokumentar 12 minutësh, ku flet për vehten, për raportin me familjen, mbi familjen dhe shumë gjërë të tjera personale.

Ja se çfarë thotë për të qenurit e famshme: “ Ndonjëherë dua të jem person i panjohur dhe të eci nëpër rrugë si të gjitë të tjerët. Tani që jam e famshme është shumë e vështirë të bësh disa gjëra kaq të thjeshta. Kur je i famshëm askush nuk të sheh si një qenie njerëzore. Bëhësh pronë e publikut. E gjithë kjo është irreale”.

Advertisement

Beyoncé kujton dhe fjalët që e ëma i thoshte: “Nëna ime gjithnjë më ka thënë JI E FORTË dhe mos lejo kurrë të jesh viktima”.

Këngëtarja veç të tjerash ndalon edhe në kuptimin e së jashtmes si e diçka e brishtë dhe e përkohshme: “Lumturia varet vetëm nga ty”,- thotë ajo.

Por në këtë dokumentar të gjatë sigurisht që ka vend edhe për reflektime mbi jetën, dashurinë e madje dhe martesën: “Njerëzit besojnë se kur martohesh humbet diçka. Jo domosdoshmërisht është kështu”.

E nëse ka ende njerëz që mendojnë se ka krizë në marrëdhënien e saj me Jay-Z le të lexojë mirë këtë moment që është edhe përmbyllësi i dokumentarit “Yours and Mine”: “Një gjë është e sigurt: dashuria që ndjej për muzikën, për tim shoq dhe për vajzën time është diçka që do të zgjasë përgjithmonë, madje edhe përtej jetës sime”…

Disa refleksione në të cilat shumë prej nesh e gjejnë vehten… Një dokumentar që nuk të lë t’i shqisësh sytë as edhe për një sekondë. Shijojeni.