“Mund të konfirmojmë rastin e parë. Gjëndja e tij shëndetësore është e qëndrueshme, por ai po mbahet nën vëzhgim të vazhdueshëm”, deklaroi zëdhënësja e Ministrisë së Shëndetësisë, Einav Shimron. Zëvëndësministri i Izraelit deklaroi dje se autoritetet e shëndetësisë ishin të mirëpërgatitura për përballimin e çdo epidemie të mundshme të virusit të gripit të derrave. Personi i infektuar u dërgua në spital të shtunën e kaluar, pasi shfaqi simptoma të gripit menjëherë pas udhëtimit të tij në Meksikë.