Ky vendim është marrë nga presidenti Chavez në shenjë proteste pasi Peruja i dha azil politik njërit prej kundërshtarëve opozitarë kritikë të presidentit, Manuel Rosales, për të cilin Karakasi kishte kërkuar arrestimin dhe ekstradimin. Gjatë zgjedhjeve presidenciale të vitit 2006 Rosales ishte rivali i Chavez. Ministria e Jashtme e Venezuelës u shpreh se vendimi i marrë nga Peruja ishtë një tallje me ligjin ndërkombëtar. Rosales akuzohet për korrupsion, akuzë të cilën e ka quajtur të pabazë. Aktualisht Venezuela po rishikon marrëdhëniet diplomatike me Perunë.