Në Ditën Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut, Kryeministri Edi Rama ka përshëndetur rolin e OSBE-së në Shqipëri.
Në një pritje të zhvilluar nga OSBE, kryeministri Edi Rama u shpreh se “OSBE në gjithë këto vite ka bërë një punë të shkëlqyer në Shqipëri dhe se është për t’u vlerësuar roli i OSBE në zgjedhjet e 23 qershorit që, sipas ti,j ishin zgjedhje të lira”. Po ashtu, Kryeministri Rama në vijim të fjalës së tij, u shpreh se “Sot duhet të vlerësojmë lart ndihmesën e OSBE në kalvarin e gjatë që na u desh të kalonim deri në çlirimin e zgjedhjeve. Sot kemi mundësinë të vlerësojmë gatishmërinë e OSBE edhe në ndihmën ndaj Kosovës, edhe sa i takon të drejtave të pakicave”. Në pritjen e OSBE-së ishin të pranishëm edhe përfaqësues të opozitës shqiptare, të cilët kanë dëgjuar fjalën përshëndetëse të kryeministrit Rama. Por ndërkaq, ish-kryeministri Sali Berisha braktisi sallën sapo kryeministri Rama mori fjalën. Pak minuta me vonë nga takimi, ish-kryeministri Berisha shkruan ne Facebok duke u shprehur se “Sot në Ditën Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut braktisa në shenjë proteste pritjen e OSBE-së për shkak të Edi Rames! Këtë vit, si çdo vit tjetër, prania e OSBE-së në Tiranë organizoi një pritje për Ditën Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut. Duke falenderuar pranine e OSBE për ftesën dhe pritjen, ju njoftoj se u largova, pasi në këtë pritje fjala iu dha Edi Rames për të folur për këtë ditë. Ne largimin tim e sipër i thashe zëvendës/ambasadorit të OSBE- së se po largohesha pasi nuk mund të degjoj të flasë në këte ditë, duke argumentuar sipas tij në vijim te komentit, se kryeministri Rama është dhunues i të drejtave”.