Korcë – Rama prezanton programin qeverisë në Ormen e Pirg të Korcës

Duke nënvizuar se pas 28 qershorit do të nisë një marrëdhënie e re mes atyre që qeverisin dhe atyre që prodhojnë në bujqësi Rama ka theksuar se gjëndja ekonomike e këtyre banorëve tregon se fshati deri më tani mban statusin e jetimit. “Deri më sot fshati ka pasur statusin e jetimit por pas 28 Qershorit do të nisë një marrëdhënie e re mes atyre që qeverisin dhe atyre që prodhojnë në bujqësi” u shpreh Rama. “Do të shpallim edhe minimumin jetik që do të thotë se nuk do të lejojmë që të ketë familje shqiptare nën këtë minimumin jetik duke filluar nga pagesa e papunësisë, që së paku do ta dyfishojmë. Por i gjithë koncepti ynë dhe thelbi i filozofisë tonë të re, është se varfëria dhe papunësia luftohen duke nxitur punën, duke nxitur prodhimin, duke nxitur integrimin e familjeve që janë në ndihmë ekonomike, drejt punës dhe drejt aktivitetit prodhues”, është shprehur Rama. I shoqëruar nga drejtuesit më të lartë të PS-së, Blushi, Majko, Dalipi e Ahmetaj, Rama ka ndalur edhe në Pirg të Korcës ku ka premtuar naftë pa akcizë për të gjitha produktet bujqësore, pavarësisht rritjes së cmimit të naftës. “Ne besojmë që pa ndryshuar jetën e fshatit, pa nxitur prodhimin në fshat, pa e siguruar këtë prodhim dhe pa i dhënë mundësi familjeve që jetojnë në fshat, që të mund të kenë qetësi dhe mirëqenie, nuk ka Shqipëri evropiane. Nuk ka Shqipëri që jeton në paqe dhe mirëqenie. Nuk ka familje shqiptare në qytet të cilave nuk u dridhet dora nga cmimet e atyre produkteve që vijnë nga matanë diellit, pasi qeveria nuk sjell dot produktet nga fshati por i lë ato të kalben në fshat apo të hidhen nëpër lumenj, apo të varrosen në tokë, për arsyen e thjeshtë dhe të vetme, sepse në Shqipëri nuk ka qeveri dhe mbi të gjitha se në fshat ka një bujk dhe fermer shqiptar që gdhihet vetëm dhe ngryset vetëm”, tha Rama. “Cdo vendim nesër në qeverisje, do ta marrim në konsultim edhe duke ju dëgjuar ju”, u tha Rama bujqërve në Pirg e Ormen. “Kjo histori e dhimbshme do të mbarojë më 28 qershor, me votën tuaj për një ndryshim të madh, që është ndryshim që do të fillojë nga fshati”, tha Rama.

Advertisement