SHBA – Kërkohet armëpushim në Sri Lanka

Sipas OKB-së, në zonën e luftimeve gjënden ende 50 mijë civilë të bllokuar, ndërsa 160 mijë kanë arritur të largohen ditët e fundit. Tigrat e Tamilit kanë kërkuar nga komuniteti ndërkombëtar të dërgojë ndihma për mijëra persona që rrezikojnë të vdesin nga uria. “Vonesat e mëtejshme të ndihmave mund të krijojnë situatë të ngjashme me atë të Darfurit ose edhe më keq”, thuhet në një komunikatë të tyre.

Advertisement