Irak – Clinton viziton Bagdadin

Vizita surprizë vjen pas dy ditësh sulme të përgjakshme në kryeqytetin irakian dhe qytete të tjera, që kanë shkaktuar 155 të vdekur dhe shumë të plagosur. Kryediplomatja amerikane do ta kalojë ditën me bisedime me zyrtarë amerikanë, ministrin e Jashtëm, Hoshyar Zebari dhe kryeministrin Nouri Maliki. Clinton ka vlerësuar punën e qeverisë irakiane, ndërsa ka thënë se qëllimi i vizitës së saj është të tregojë një sinjal të qartë tek irakianët se SHBA është e angazhuar ta ndihmojë vëndin për të kaluar periudhën e tranzicionit.

Advertisement