Shqipëri – Sarkozy mbështet aplikimin për në BE

“Franca e mbështet statusin e vendit kandidat në BE për Shqipërinë dhe ne besojmë se vendi juaj së shpejti do të jetë anëtar me të drejta të plota i Bashkimit Evropian pasi për këtë proces nuk ka dhe nuk mund të ketë kthim prapa”, – ka deklaruar z.Sarkozi. Kurse ka shtuar në bisedën me kryeministrin shqiptar: “Ne do të jemi gjithnjë përkrah jush dhe do t’ju mbështesim fuqishëm në nismat tuaja të integrimit”. Ndërkohë, Presidenti Sarkozi, ka konfirmuar se është i angazhuar të vizitojë së afërmi Shqipërinë.

Advertisement