SHBA – Kalifornia kufizon gazrat e karburanteve

“Kjo do të ndihmojë në uljen e ngrohjes globale, do të zgjerojë mundësinë e zgjedhjeve për konsumatorët dhe do të inkurajojë investimet private për të cilat kemi nevojë për të transformuar infrastrukturat energjetike”, ka deklaruar guvernatori Arnold Shvarceneger. Presidenti Obama kishte kërkuar nga ministria e Ambjentit të rishikonte vendimin kundër kufizimeve për gazrat e makinave në Kaliforni dhe në shtete të tjera amerikane. Ligji i miratuar në Kaliforni synon reduktimin me 10% të gazeve të dioksidit të karbonit nga karburanti brënda vitit 2020.

Advertisement