Ambasadorët Filip Riker, Ervan Fuere dhe Endrju Ki kanë zhvilluar takime me kryeministrin Nikolla Gruevski, për t’i shfaqur atij shqetësimet e tyre lidhur me veprimet e fundit të qeverisë dhe qasjen e saj kontradiktore kundër vendimit të Gjykatës Kushtetuese për heqjen e mësimit fetar nëpër shkolla. Ambasadori amerikan Filip Riker bëri thirrje që qeveria dhe qytetarët të respektojnë vendimet e Gjykatës Kushtetuese. “Qeveria dhe të gjithë qytetarët duhet të respektojnë vendimet e këtyre institucioneve. Roli i Gjykatës Kushtetuese është pjesë e cdo demokracie. Në SHBA kemi një gjykatë të tillë që është në balancë me qeverinë”, ka theksuar Riker.