Tiranë – Kuvendi voton heqjen e imunitetit të Neranxit dhe ngritjen e komisionit hetimor për Ramën

Pak para votimit, deputeti i partisë së LSI-së Nikollaq Neranxi e cilësoi këtë akt, si sulm me qëllime të pastra politike. “Kjo kërkesë e ardhur nga prokuroria është ideuar dhe vënë në lëvizje për qëllime të pastra politike”, u shpreh Neranxi. Gjithashtu gjatë seancës së djeshme parlamentare është votuar edhe ngritja e komisionit për hetimin e lejeve të ndërtimit të kryetarit të Bashkisë së Tiranës Edi Rama.

Advertisement