“Në vitin 2009, ekonomia japoneze do të kontraktohet për shkak të vlerës së jenit dhe kredive që do të shkaktojnë probleme të rënda në sektorin eksportues”, theksoi FMN-ja. FMN-ja parashikoi se Prodhimi i Brëndshëm Bruto do të rritet me 0,5% në vitin 2010, ndërkohë që më parë është vërejtur një kontraktim me 0,2%. Fondi Monetar Ndërkombëtar parashikoi përveç të tjerash se përqindja e papunësisë do të rritet me 4,6% në vitin 2009 dhe do të arrijë deri në një nivel rekord me 5,6% në 2010.