Gjatë takimit me banorë të Laprakës në kryeqytet, Meta theksoi se kjo qeveri ka rritur në mënyrë të pakontrollueshme nivelin e varfërisë. “Do të punojmë për t’u ardhur në ndihmë shtresave me të ardhura më të pakta të shoqërisë, do punojmë për të luftuar varfërinë. Për këtë ne do shikojmë politikën e taksave për të ardhurat e individit, duke përjashtuar tatimin për pagat deri në 25 mijë lekë në muaj”, ka saktësuar Meta. Kryetari i LSI u shpreh se për cdo vënd të ri pune bizneset do të lehtësohen nga taksat dhe tatimet dhe se cdo biznes që do të punësojë më shumë sesa 5 veta do ti hiqet tatim-fitimi për tre vitet e para.