Mat | Shemben urat, izolohen 3 fshatra

Reshjet e dendura të shiut kanë izoluar tre fshatra në zonën e Matit si pasojë e shembjes së tre urave. Sipas burimeve me mijëra banorë të fshatrave Karicë, Fushë-Baz dhe Rreth-Baz, nuk mund të lëvizin në drejtim të qytetit, për një afat të pacaktuar.

Për riparimin e urave duhen fonde të konsiderueshme financiare dhe ndërhyja duhet të jetë e shpejtë për të lidhur komunikimin mes fshatrave dhe Matit. Ndërkaq në zonat e thella të Dibrës kanë filluar reshjet e dëborës.

Advertisement

Ato kanë nisur mbrëmjen e djeshme, por deri më tani nuk raportohet për fshatra apo rrugë të bllokuara. Dëbora ka zbardhur Lurën, Kalanë e Dodës dhe Tërnovën.

Burimi: Gazeta Shqip