Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë nuk ka dhënë detaje të mëtejshme për takimet, por la të kuptohet se do të ndodhin javët në vijim. “Obama do të diskutojë për mënyrën se si SHBA mund të përforcojnë marrëdhëniet midis tyre dhe iniciativat që palët duhet të ndërmarrin për të arritur paqen mes Izraelit, palestinezëve dhe vëndeve arabe”, deklaroi zëdhënësi.