Në këtë deklaratë nuk përmëndet Izraeli, i cili ka qënë një nga temat kryesore të kësaj konference. Deklaratat e presidentit iranian Mahmud Ahmedinejad kundër Holokaustit e tensionuan konferencën dhe bënë që dhjetëra diplomatë perëndimorë të largoheshin nga salla. Bashkimi Evropian nëpërmjet një deklarate ka hedhur poshtë pretendimet e Ahmedinejad se Izraeli është një shtet racist. Nga ana tjetër sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki Moon ka kritikuar deklaratat e Ahmedinejad dhe deklaroi se presidenti i Iranit e keqpërdoi konferencën kundër racizmit për të sulmuar Izraelin.