Ryabikov ka theksuar se nuk janë përmbushur kushtet për një hap të tillë. Propozimi për zvogëlimin e armatimit bërthamor ka ardhur nga presidenti amerikan Barack Obama, por zyrtari rus ka thënë se administrata amerikane më shumë po i intensifikon planet për vendosjen e mburojës anti-raketë në Poloni e Ceki se sa po i rishikon ato.