Kosovë – Thaci e Sejdiu besojnë se do të ketë njohje të reja

“Njohjet për Kosovën do të rriten në të ardhmen e afërt. Do të kemi njohje të reja, njohje këto që vetëm sa do të dërgojnë mesazhin se perspektiva e Kosovës është e sigurt dhe se këto njohje ndodhin edhe si rezultat i suksesit tonë, i punës së mirë që kanë bërë institucionet e Kosovës, i suksesit të Kosovës dhe perspektivës që po ndërtojmë bashkërisht me ndërkombëtarët”, deklaroi Thaçi. Edhe presidenti Sejdiu ka vlerësuar se pas njohjes nga Arabia Saudite do të shtohet numri i njohjeve për Kosovën.

Advertisement