Zhbogar ka deklaruar se Sllovenia është duke investuar rreth 200 milionë euro në Kosovë dhe se ka interes që të vazhdojnë investimet dhe bashkëpunimi me shtetin e ri. Ai ka shtuar se në takimet që do të ketë me udhëheqësit më të lartë të Kosovës, do të nënshkruhet një marrëveshje për bashkëpunimin Slloveni-Kosovë në fushën e zhvillimit.