Tiranë – Meta, cështja e letërnjoftimeve të zgjidhet në tryezë politike

Meta u ka kërkuar forcave politike në vend që gjatë kësaj jave të mblidhen për kartat dhe të gjejnë zgjidhje për të evituar krizën. “Unë do të kërkoja që brënda kësaj jave, të gjitha forcat politike parlamentare të ulen, dhe me mirëkuptim dhe përgjegjësi të plotë për zgjedhjet që u takojnë gjithë shqiptarëve dhe jo thjesht paritve politike, të arrijnë me konsensus që të bien dakord për disa standarde, duke zgjidhur në radhë të parë edhe cështjen e kartave të identitetit” u shpreh kreu i LSI, gjatë një konference për gazetarët. Ndërkohë, Meta cilësoi se nëse nuk arrihet një zgjidhje brënda kësaj jave, do të vështirësohen mundësitë për të shmangur një krizë të pritshme zgjedhore. “Besoj se cdo vonesë përtej kësaj jave do të vështirësojë mundësitë për të shmangur një krizë të pritshme zgjedhore që jo vetëm do të dëmtojë imazhin e vendit tonë por do të dëmtojë imazhin e partnerëve tanë, në radhë të parë të NATO-s, por edhe do të kishte pasoja tepër serioze për avancimin e mëtejshëm të Shqipërisë, përsa i takon anëtarësimit në Bashkimin Evropian” theksoi Meta.

Advertisement