Tiranë – Islami, taksa e votës të hiqet brënda kësaj jave

Socialistët mendojnë se duke shpërfillur këtë kërkesë të opozitës, kryeministri po merr përgjegjësinë e rëndë të dështimit të zgjedhjeve. Arsyeja e kësaj kërkese sipas selisë rozë lidhet me varfërinë e shumë votuesve dhe pamundësinë për ta përballuar këtë taksë. “Kujtoj se ky akt duhet të hyjë në fuqi jo më vonë se fundi i kësaj jave, sepse pranimi i heqjes së kësaj takse kur nuk do të kishte më kohë fizike për të kryer aplikimet do të ishte veprimi hileqar i radhës për të mashtruar kryesisht partnerët ndërkombëtarë dhe arritur të njëjtin synim, por këtë radhë duke përdorur mungesën e kohës”, u shpreh socialisti Kastriot Islami. “PSSH nuk do të lejojë dështimin e zgjedhjeve dhe as ndryshimin e fitores së saj. PD e frikësuar nga humbja kërkon të ndryshojë rezultatin e zgjedhjeve, përmes pengimit të votuesve të marrin pjesë në zgjedhje dhe pajisjes selektive të militantëve të saj me karta identiteti, sepse ajo është e ndërgjegjshme për humbjen e cila është e pashmangshme nëse të gjithë kanë mundësi të votojnë”, u shpreh Islami.

Advertisement