Negociatat janë duke u zhvilluar kryesisht në komunat më të mëdha, ku partitë për të arritur shumicën e nevojshme në këshillat komunale janë të detyruara të formojnë koalicione. Në Tetovë, Gostivar, Dibër, Cair dhe komunat e tjera, priten koalicione edhe me partitë maqedonase. BDI në shumicën e komunave kryeson me këshilltarë komunalë dhe ajo pritet të formojë shumicën, duke përfshirë edhe parti më të vogla. Nga ana tjetër, PDSH pritet të formojë qeverinë lokale në komunën e Tetovës, ndërsa në Gostivar lista e kandidatit të pavarur Rufi Osmani gjithashtu do të formojë shumicën. Kështu që në këto dy qëndra shqiptare pritet përfshirja në koalicion edhe e partive të komuniteteve të tjera.