Ministri i Mirëqënies Sociale Erion Veliaj u bëri thirrje të rinjve të ndjekin arsimin profesional në kuadrin e mbylljes së universiteteve private.
Ai u shpreh se , nuk kemi pse harxhojnë para me diploma pa vlerë. “Që tani fillon një proçes i ri, proçesi i zanatëve”, tha ai duke shtuar se , “duhet të jemi realiste dhe të krahasohemi me rajonin”. Veliaj gjatë fjalës së tij theksoi se ky moment i dha fund utopisë dhe tradicionit për të vazhduar shkollën e lartë 3 vjet në universitete private. Ndërkohë që ai përmendi alternativën e propozuar ndaj këtyre sipërmarrjeve të mbyllura tashmë, sipas së cilës, këto të kthehen në favor të arsimit profesional. Ndërkaq ministri ka pranuar se qeveria nuk ka kapacitetin fizik për të kontrolluar çdo biznes apo ndërmarrje në lidhje me deklarimin e punonjësve. Veliaj u shpreh se pavarësisht që ka mbi 30% të punonjësve që janë në të zezë, Inspektoriati i Punës nuk ka më shumë se 100 persona për të bërë policinë që të kontrollojë çdo ndërmarrje. Duke e lidhur këtë me skemën e pensioneve ai shpjegoi se qeveria nuk mund të bëjë më rolin e “baby sitter”, ose t’i trajtojë njerëzit si fëmijë. Sipas Veliajt me skemën e re të pensioneve kush mashtron, bën hile apo deklaron më pak seç merr do të jetë ai që do të ndëshkohet kur t’i vijë mosha e pensionit.