Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësi i FSK-së, Enver Dugolli, i cili ka saktësuar se në fund të muajit do të përfundojë cikli i trajnimit për oficerët, ndërkohë që procesi i pranimit të rekrutëve do të vazhdojë. “Aktualisht po bëhen përgatitjet dhe përfundimi i seleksionimit të pjesëtarëve të rinj, që besoj se do të inkuadrohen së shpejti në FSK. Ky proces ka kaluar me sukses në Ferizaj, ku për 400 vënde ka pasur deri në 5000 aplikantë, kryesisht të rinj të shkolluar në profile të ndryshme”, ka deklaruar Dugolli. Ekspertët e NATO-s kanë marrë përsipër ngritjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe aktualisht janë duke u trajnuar mbi 1400 ish-pjesëtarë të TMK-së që janë zgjedhur për të qënë pjesë e FSK-së.