Në fjalimin e tij në Gjenevë, Ahmadinejad e drejtoi gishtin drejt Shteteve te Bashkuara, Evropes dhe Izraelit. “Pas Luftës së dytë Botërore, duke u justifikuar se Hebrenjtë ishin viktimizuar dhe abuzuar gjatë Holokaustit, ata bënë që një popull i pastrehë, të cilin e transferuan nga Evropa, Shtetet e Bashkuara dhe nga vendet tjera, të krijojë qeverinë raciste në territoret e pushtuara palestineze”, tha Ahmadinejad.