Tiranë | Ahmetaj: Sfidë, integrimi i tregut shqiptar në atë rajonal e europian

Integrimi i tregut shqiptar në atë rajonal e europian, është sfida e ministrisë së Zhvillimit Ekonomik.

Në analizën e 300 ditëve të punës, Ahmetaj foli për situatën e rëndë në të cilën ndodhej ekonomia shqiptare ndërsa parashtroi sfidat për rritjen ekonomike. Detyra jonë është të lehtësojmë terrenin ekonomik në favor të sipërmarrjes, tha Ahmetaj, e cila do të përkthehet në mirëqënie për qytetarin e në vende pune. Sipas tij, gjeneratorët e dikurshëm të ekonomisë shqiptare si ndërtimi apo remitancat nuk ekzistojnë më. Detyra jonë, tha ai, është të punojmë për të promovuar gjeneratorët inovativ të ekonomisë që janë prodhimi vendas, drejtimi me sytë nga importi në manifakturë dhe bujqësi, shërbimet, turizmi dhe industria mekanike. Këtu ministri Ahmetaj informoi se jemi duke nënshkruar një marrëveshje me një nga kompanitë më të rëndësishme të industrisë mekanike italiane. Ministri i Ekonomisë theksoi në fjalën e tij se deri në fund të shtatorit do të nxjerrim jashtë duarve tona për t’u shitur të gjitha aksionet e ngelura në sektorë jo strategjik. Ndërsa në fund të vitit 2015 ai premtoi përmirësim të renditejs së Shqipërisë në të gjitha vlerësimet e insitucioneve financiare ndërkombëtare.

Advertisement