Zvicër – Ban Ki Moon i zhgënjyer nga mungesa e shumë vëndeve

Ai kritikoi mungesën e shumë vëndeve, për të cilat tha se ndihej i zhgënjyer. Në konferencë ka marrë pjesë presidenti iranian Mahmud Ahmadinexhad. SHBA, Gjermania, Holanda, Australia, Kanadaja, Izraeli dhe Italia e kanë bojkotuar konferencën, pasi i trëmben manifestimeve antisemitiste dhe kritikave për Izraelin, ndërsa kontestojnë dokumentin final të saj. Ban Ki Moon thotë se ai është një tekst i balancuar dhe se takimi synon të ulë tensionet. Shumë vënde nuk duan të jenë në një sallë ku mund të hidhen parrulla antisemite, sic i tremben edhe momentit kur do të flasë presidenti iranian. Projektdeklarata që do të miratohet po shkakton polemika. Ajo përmban një paragraf që bën fjalë për cështjen e nxitjes së urrejtjes fetare. Vëndet myslimane duan që ky paragraf të mbetet në tekstin përfundimtar, ndërsa disa vënde perëndimore, ndër të cilat SHBA, e shohin atë si shkelje të lirisë së fjalës.

Advertisement