Durrës – Humb jetën 44 vjecari ndërkohë që punonte për ndërtimin e një pallati

Mësohet se viktima është Fatmir Ymeri 44 vjec, i cili ka mbetur i vdekur pasi i ka rënë pllaka e mermerit në shpatull. Punëtori është dërguar urgjentisht në spitalin e qytetit, por fatkeqësisht nuk i ka shpëtuar dot vdekjes. Në vendgjarje kanë mbërritur menjëherë forcat policore dhe grupi i hetimit të cilët po hetojnë për zbardhjen e ngjarjes dhe vecanërisht për masat e sigurisë që zbatonte firma e ndërtimit.

Advertisement