Ato kanë deklaruar se kjo vizitë ka treguar dominimin e ndërkombëtarëve si ndaj Prishtinës, ashtu edhe ndaj Beogradit. “Vizita e Tadic është një ofendim i shumëanshëm për Kosovën”, ka deklaruar lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj. Ndërkohë kryetari i Kuvëndit të Kosovës, Jakup Krasniqi, ka deklaruar se vizita e presidentit serb duhet parë si një vizitë e karakterit privat dhe fetar, si vizitë e një qytetari të Serbisë. Kryeparlamentari Krasniqi tha se të gjitha proceset e deri tanishme janë bërë në bashkëpunim me faktorin ndërkombëtar, ndaj edhe kjo vizitë është bërë në koordinim me ndërkombëtarët.