Tiranë | Rama falenderon qytetarët

Kryeministri Edi Rama ka falenderuar qytetarët nëpërmjet një postimi në “Facebook” për të gjitha arritjet në 300 ditët e para të qeverisjes.

“FALEMINDERIT – Një komunikim në rrjetet rrugore e sociale me kosto zero për taksapaguesit që JU kushtohet të gjithëve JU! Pa JU asgjë që u bë realitet gjatë 300 ditëve të para të qeverisjes nuk do të ishte e mundur. Mbështetja JUAJ është themeli i Aleancës për Shqipërinë Europiane dhe burimi i pandërprerë i energjisë së qeverisjes sonë. Faleminderit për mbështetjen TUAJ! Ky është vetëm fillimi…”, shkruan Kryeministri Rama në postimin e tij në “Facebook”.

Advertisement