Zvicër – Vënde të tjera bojkotojnë konferencën e OKB-së për racizmin

Italia, Suedia, Izraeli, Kanadaja, Australia dhe Holanda kanë thënë se nuk do të marrin pjesë në këtë konferencë pasi druhen se konferenca e Gjenevës mund të shndërrohet në një arenë mosmarrëveshjesh që do ta përcanin OKB-në mbi baza fetare dhe politike. Komisioneri i lartë i OKB-së për të drejtat e njeriut shprehu tronditje të thellë për bojkotin. Shqetësimi që ngrenë vëndet që nuk do të marrin pjesë ka të bëjë kryesisht me Izraelin. Ata nuk duan të jenë në një sallë ku mund të hidhen parrulla antisemite, sic i tremben momentit kur do të flasë presidenti iranian Ahmadinexhad. Projektdeklarata që do të miratohet në fund të konferencës po shkakton gjithashtu polemika pasi përmban një paragraf që bën fjalë për cështjen e nxitjes së urrejtjes fetare. Vëndet myslimane duan që ky paragraf të mbetet në tekstin përfundimtar, ndërsa disa vënde perëndimore, ndër të cilat SHBA, e shohin atë si shkelje të lirisë së fjalës.

Advertisement