Deputeti Patozi tha se qeveria e djathtë i ka trajtuar qytetarët njësoj, pavarësisht bindjeve politike dhe përkatësive etnike. “Qytetarët e këtij vëndi janë trajtuar dhe kanë pasur vëmëndjen e qeverisë pavarësisht distancës së vendbanimit të tyre me kryeqytetin, pavarësisht origjinës së tyre, pavarësisht bindjeve të tyre politike, pavarësisht mënyrës se si kanë votuar në 2005 apo 2007. Kjo është filozofia jonë krejt e ndryshme nga ajo e kundërshtarëve tanë politikë”, është shprehur Patozi.