Kreu i qeverisë u shpreh i vendosur që kërkesa të paraqitet para zgjedhjeve të qershorit. “Aplikimi zyrtar do të bëhet përpara zgjedhjeve. Aplikimi ynë ka mbështetjen e presidencës aktuale ceke të BE-së”, mësohet të jetë shprehur Berisha. Berisha u angazhua se zgjedhjet e ardhshme do të jenë të lira dhe të ndershme dhe në nivelin e standarteve të BE-së.