Tiranë – Hiqet procedura e prokurimit te drejtpërdrejtë

Kuvendi sqaron se në të gjitha rastet e prokurimeve të zhvilluara, institucioni është mbështetur në ligj dhe ka kryer procedura transparente prokurimi. “Gjatë vitit 2008, Kuvendi i Shqipërisë kishte parashikuar blerjen e disa automjeteve “Fuoristrada”, procedurë prokurimi e cila është realizuar nga Njësia e Zhvillimit të Prokurimeve të Përqëndruara në Ministrinë e Brëndshme më dt. 23.10.2008, me procedurën “Tender i hapur ndërkombëtar”. Nga kjo kontratë Kuvendi ka marrë vetëm 2 automjete fuoristradë dhe jo 12 siç shkruhet në artikull”, thuhet në këtë sqarim.

Advertisement