Ndryshimi i qëndrimit të institucioneve në momentin e fundit, nga opozita është vlerësuar si paaftësi e lidershipit të Kosovës për t’i dalë zot shtetit të saj. “Deklarata e qeverisë se kjo është një vizitë private është justifikimi më qesharak i mundshëm”, ka deklaruar Ibrahim Makolli, nënkryetar i AKR-së. Por në anën tjetër ministri i Jashtëm, Skënder Hyseni ka sqaruar se vizita e presidentit Tadic nuk do të thotë shkejle e sovranitetit të Kosovës. “Sovraniteti i Kosovës është i paprekshëm, ashtu si dhe sovraniteti i cdo vëndi tjetër në Ballkanin perëndimor”, ka deklaruar Hyseni.