Meksikë – FMN linjë kredish me vlerë 47 miliardë dollarë

Ndihma financiare nuk do të përdoret menjëherë, por vetëm në rast nevoje, nëse do të ketë përkeqësim të situatës në tregjet botërore. Meksika është vëndi i parë që ka marrë këtë kredi, sipas një skeme të re të ngritur për të ndihmuar vëndet në zhvillim të përballen me krizën ekonomike. Meksika, që shet 80% të eksporteve të saj në SHBA, është goditur rëndë nga recesioni. Muajin e kaluar prodhimi industrial pësoi rënie deri në 13%, shifra më e ulët në 14 vjet.

Advertisement