Tiranë | PD: Mazhoranca refuzon vendimin e Gjykatës Kushtetuese, thellon paligjshmërinë

Deputetit i PD-së, Eduart Halimi, në një deklaratë për mediat i kërkoi Kryetarit të Kuvendit të fusë menjëherë në rendin e ditës, kërkesën për ngritjen e komisionit hetimor për serverin e tatimeve.

Prej më shumë se dy javësh, tha Halimi “mazhoranca refuzon ekzekutimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese, që urdhëroi ngritjen e menjëhershme të Komisionit Hetimor Parlamentar në lidhje me skandalin e vjedhjes së të dhënave tatimore. Vendimet e Gjykatës Kushtetuese, sipas nenit 132 të Kushtetutës , janë të detyrueshme për gjithkënd, dhe të gjithë janë të detyruar t’i zbatojnë ato menjëherë, dhe pa vonesa, qoftë Kryeministri, Kryetari i Kuvendit, dhe çdo qytetar i vendit”. Po ashtu, Halimi citoi se “Gjykata Kushtetuese, me datë 16 maj, në mënyre unanime, shpalli si delikt kushtetutes, refuzimin që mazhoranca i bëri opozitës për transparencën e ngjarjes së serverit të tatimeve, për fshehjen nga përgjegjësia direkte e Kryeministrit të vendit që urdhëroi vjedhjen natën të të dhënave tatimore”. Halimi e ka konsideruar moszbatimin e vendimit të Gjykatës Kushetutese nga maxhoranca si arrogancë, duke e akuzuar qeveria, Kuvendi se janë kapur nga krim kushtetues dhe vazhdojnë në rrugën e antiligjit dhe antikushtetushmërisë, duke treguar para qytetarëve se sa i madh është zullumi që eshte kryer natën në serverin e tatimeve. Partia Demokratike nuk do të tërhiqet, tha Halimi, “ne do të bëjmë gjithçka që Kushtetuta të zbatohet, që e vërteta e vjedhjes së të dhënave tatimore të dalë në dritë të diellit. Ndaj dhe i kërkojmë edhe njëherë Kryetarit të Kuvendit që menjehere të përfshije në rendin e ditës nesër, ekzekutimin e vendimit të Gjykatës Kushtetutese”.

Advertisement