Sipas kryeministri Berisha ky investim prej 30 milionë eurosh është një fakt se qeveria e tij i ka mbajtur premtimet përpara qytetarëve. “Jemi të vendosur që asnjë fëmijë të mos mbetet pa shkollë të mesme pasi përfundon 9-vjecaren”, u shpreh Berisha. Për kreun e qeverisë, rindërtimi i 1012 shkollave të reja, dyfishimi i pagave të mësuesve më 1 Maj, ndërtimi i rrugëve të reja kombëtare dhe rurale, anëtarësimi i vëndit në NATO, janë fakte se vëndi po ndryshon dhe po shkon në drejtimin e duhur. Sipas liderit të demokratëve mbajtja e premtimeve është baza më e fortë për të kërkuar besimin për një mandat të dytë qeverisës.