Pavarësisht se ka kaluar më shumë se një muaj nga miratimi i tyre nga qeveria, vendimet nuk janë botuar ende në fletoren zyrtare, duke lënë në këtë mënyrë sërish në pritje para dhe tetraplegjikët. Protesta para Kryeministrisë do të jetë hapi i parë dhe nëse paketa sërish nuk do të hyjë në fuqi, atëherë ata paralajmërojnë se do të rihyjnë në grevë urie. “Në 1 maj kur është edhe dita e punëtorëve ne do të protestojmë përpara kryeministrisë nëse sërish kryeministri nuk i vendos në fletoren zyrtare, atëherë ne do të hyjmë në grevë urie”, shprehen përfaqësuesit e Shoqatës së Para dhe tetraplegjikëve. Ata kërkojnë rritjen e pagesës së paketës higjeno-sanitare, rritjen e masës së karburantit në 80 litra në muaj dhe njohjen e vjetërsisë së punës për shoqëruesit e tyre dhe rritjen e pagesës për ta. Greva e parë e urisë zgjati 5 ditë dhe ajo u ndërpre pas takimit të grevistëve me tre ministrat të qeverisë Berisha, Bregun, Duron dhe Godon.