Askush nuk ka sex-appeal si Jennifer Lopez. Në kopertinën e albumit të saj të ardhshëm “A.K.A.”, ajo tregon se as që ka ndërmend të lëshojë vendin në këtë drejtim. I parashikuar të dalë në treg më 17 Qershor, albumi do të ketë edhe bashkëpunime me Chris Brown, Robin Thicke, Big Sean, Wiz Khalifa, French Montana, Tyga dhe Maxwell dhe tema kryesore do të jetë sigurisht dashuria. “Kryefjala ime ka qenë gjithnjë dashuria. Dashuria si në përralla dhe dëshirimi i diçkaje të ngjashme”,- ka thënë J.LO.
Ndërkohë bëhuni gati të dëgjoni një aspekt të dashurisë në singëllin e saj me titull “First Love”.
[youtube=http://youtu.be/e19IT1cpUYc&showinfo=0&rel=0]