Në prezantimin e rezultateve të punës 8-mujore të Qëndrës Kombëtare të Barnave, Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj tha krahas të tjerave se “ me rëndësi të veçantë është verifikimi i origjinës së barnave në vendin e orgjinës.
Janë kërkuar të verifikohën 22 barna nëse këto barna dhe shumë të tjera vazhdojnë të jenë në treg në vendin e origjinës, në të kundërt këto barna do të propozohen për ç’regjistrim.”. Ndërsa përsa i përket vlersimit dhe kryerjes së analizave fiziko-kimike të barnave, për 2013 janë analizuar vetëm 78 barna në QKKB. Ndërsa për përiudhën nëntor 2013 –prill 2014 janë verifikuar 185 barna duke u bazuar në principin aktiv dhe jo në mënyrë sporadike. Ndër të tjera Beqaj u shpreh se “ QKKB ka monitoruar dhe sistemin e shpërndarjeve të barnave deri tek pacienti nga shtatori 2013 deri në prill 2014”. Sipas Ministrit Beqaj, janë monitoruar subjektet farmaceutike në 553 akte kontrolle për subjektet, ndër të cilët janë marë masa administrative për heqjen e liçencave subjelteve farmaceutike . “Vlera e barnave të bllokuara për shkëlje të proçedurave administrative është 1,376,634 euro. Këto barna pasi janë kryer të gjitha proçedurat administrative, janë në dispozicion të Ministrisë së Shëndetësisë”, sqaroi Beqaj.