Ceki – Dhoma e Lartë e parlametit voton për Traktatin e Lisbonës

Traktati, që ka si qëllim krijimin e një strategjie për vendimarrjen në bllok dhe caktimin e një mandati presidencial afatgjatë, duhet të miratohet nga 27 shtetet anëtare të BE-së për të hyrë në fuqi. Kryeministri, Mirek Topolanek, i cili nënshkroi traktatin, ka deklaruar se pret që Senati ta miratojë dokumentin, pavarësisht rrëzimit të qeverisë të tij. Rrëzimi i qeverisë pas një mocioni mosbesimi në parlament vuri në një pozitë tepër të vështirë vëndin që mban presidencën e radhës së BE-së.

Advertisement