Tiranë | Tenton të vetëdigjet një ish i përndjekur

Një ish- i përndjekur politik tentoi të vetëdigjet para selisë së Kuvendit.

Kujtim Gaziu leu trupin me benzinë ndërsa bashkë me një grup shokësh të tij po fliste para mediave për të kërkuar dëmshpërblimin nga qeveria. Një grup, i ish-të përndjekurve politikë, janë mbledhur paraditën e së enjtes, para parlamentit për të protestuar për dëmshpërblimin e këstit të radhës, ku sipas tyre nuk kanë marrë asnjë këst pas ardhjes në pushtet të mazhorancës së majtë. Kujtim Gaziu ndërsa po fliste para kamerave ka nxjerrë një shishe plastike me lëndë djegëse dhe ka lyer trupin e tij. Në këtë moment kanë ndërhyrë forcat e policisë që e kanë ndaluar të kryejë veprimin tragjik. Grupi i ish-të përndjekurve ka kërkuar që të shpejtohet dhënia e dëmshpërblimit dhe të punësohen anëtarët e familjeve të tyre.

Advertisement