Kosovë – Presidenti serb Boris tadic bën kërkesë për të vizituar vëndin

Mësohet se në kërkesën, për marrjen e lejes, kërkohet edhe eskortë policore dhe makina të blinduara për presidentin Tadic dhe delegacionin e tij si dhe autorizim për mbajtjen e armëve për Ekipin e Mbrojtjes së Afërt që e shoqëron presidentin. Qëllimi i vizitës thuhet se është vizita në manastirin e Deçanit. Sipas axhendës të bashkangjitur, delegacioni do të arrijë në vendkalimin në Merdar në orën 11.00, ndërsa në orën 13.00 ai pritet të mbërrijë në Manastirin e Deçanit, ku planifikohet që të rrijë deri në orën 17.00. Kthimi thuhet se do të bëhet sërish nëpërmes Merdarit.

Advertisement