Kosovë – Presidenti serb Boris Tadic paralajmëron se do të vizitojë vëndin

Këtë e bëjnë të ditur burime të Radiotelevizionit të Kosovës të cilat njoftojnë vizitën dhe theksojnë se nga institucionet e vendit nuk ka ende asnjë reagim lidhur me këtë. Nuk dihet nëse Tadic do të takohet me krerë të Kosovës, vetëm theksohet se presidenti serb ka zgjedhur të lajmërojë autoritetet kosovare për vizitën që ka planifikuar. Kujtojmë që kryeministri Thaci i ka kërkuar më shumë se njëherë presidentit Tadic të vizitojë kryeministrinë e Kosovës. Paralajmërimi i vizitës së Tadicit vjen një ditë pasi që autoritetet kosovare i ndaluan hyrjen në Kosovë të ashtuquajturit ministër serb për Kosovën, në Qeverinë e Serbisë, Goran Bogdanovic. Bëhet e ditur se Bogdanovic nuk ka provuar ta kalojë fare kufirin me Kosovën i vetëdijshëm për ndalesën që do t’i bëhej nga autoritetet e sigurisë në Kosovë. Ai bashkë me një delegacion të Parlamentit të Serbisë kishte planifikuar të vizitojë veriun e Kosovës për të marrë pjesë në një takim me të ashtuquajturin këshill të komunave serbe.

Advertisement