Rusi – NATO të anulojë manovrat ushtarake në Gjeorgji

”Ky është një absurditet dhe provokacion”, deklaroi i dërguari i Rusisë në NATO, Dimitri Rogozin. ”I kam kërkuar sekretarit të përgjithshëm të NATO-s t’i shtyjë këto manovra ose t’i anulojë ato”, theksoi ai. NATO-ja deklaroi dje se mund të zhvillonte manovra ushtarake gjatë muajit të ardhshëm në Gjeorgji, ish-republikë sovjetike, së cilës i është premtuar një anëtarësim eventual në aleancë, ndërkohë që një pjesë e territorit të saj u pushtua vitin e kaluar nga Rusia.

Advertisement